Institucionet kanë hequr dorë nga bllokimi i shitjes së tokave bujqësore që vazhdojnë të jenë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Duket që për shkak të uljes së investimeve të jashtme, zyrtarët përgjegjës të këtij procesi më shumë janë në hall të sigurimit të këtyre investimeve, duke ia lënë duart e lira AKP-së.
Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit thonë se vetëm tokat me hapësira të mëdha që janë në zonat urbane nuk do të shiten, por njëjtë nuk do të ndodhë me tokat që janë në zonat rurale.
Përfaqësuesit e bizneseve kanë nisur të humbin shpresat se ligji i shumëpërfolur do të sjellë ndonjë gjë pozitive.