Loading…

Qeveria i vendos kushte Vucic’it për ta vizituar Kosovën

  • 27/03/2017 | 20:48

Qeveria i vendos kushte Vucic’it për ta vizituar Kosovën
Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vucic, ka kërkuar leje nga Qeveria që ta vizitojë të mërkurën Kosovën.


Por duket se Qeveria nuk do t’ia miratojë këtë kërkesë pa i vendosur disa kushte për kandidatin për president të Serbisë.

RTK2 raporton se Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

Siç u raportua, Vucic ka kërkuar leje për ta vizituar Leposaviqin për disa orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë