Loading…

Qeveria Haradinaj drejt rënies

  • 13/11/2018 | 08:06

Qeveria Haradinaj drejt rënies

Vendimi i Listës Serbe që në Kuvend të veprojë si opozitë, pas vendosjes së taksës prej 10% për produktet nga Serbia, ka thelluar krizën e numrave për koalicionin qeverisës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Që nga fillimi i këtij mandati koalicioni ka pasur probleme me numrat në Kuvend dhe si pasojë shumica e seancave janë ndërprerë në mungesë kuorumi, por gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë për qeverinë “Haradinaj”, pasi pa Listën Serbe koalicioni nuk do të ketë më shumë se 50 deputetë në Kuvend. Ndërkohë, që tani rriten gjasat për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i pranojë votat e Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke folur për kërkesën e Listës Serbe që të tërhiqet taksa ndaj produkteve serbe, ka thënë se Qeveria nuk mund të shantazhohet, madje sipas tij më përpara mund të ketë zgjedhje të reja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë