Loading…

Qeveria gjermane prezanton biletën mujore të transportit publik prej 49 euro

  • 27/01/2023 | 22:39

Qeveria gjermane prezanton biletën mujore të transportit publik prej 49 euro

Qeveria gjermane ka rënë dakord sot për të prezantuar një biletë mujore të transportit publik prej 49 eurosh (52 dollarë) më 1 maj, megjithëse Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ende nje miratim përfundimtar.


“Ky vendim do të bëhet realitet më 1 maj”, tha sot kryetari i Konferencës së Ministrave të Transportit, Oliver Krischer, pas mbledhjes së grupit të punës.

“Shitjet e biletave mbarëkombëtare për autobusët dhe trenat rajonalë do të nisin më 3 prill”, tha Krischer.

Megjithatë, marrëveshja pritet t’i nënshtrohet miratimit të Komisionit Evropian. Mbikëqyrësi i konkurrencës i BE-së aktualisht po shqyrton propozimin e qeverisë.

Sipas Krischer, qeveria federale dhe ajo shtetërore arritën një marrëveshje për të ashtuquajturën ‘biletë pune’, të cilën punëdhënësit do të mund ta blejnë me një zbritje prej 5%, dhe më pas do t’ua kalojnë punonjësve të tyre me një zbritje prej të paktën 25%.

Nuk është arritur ende një marrëveshje nëse do të ofrohen bileta digjitale.

Kujtojmë se në shtetin gjerman, jetojnë qindra mijëra kosovarë.

Mërgata nga gjermania, përbëjnë numrin më të madh të bashkëatdhetarëve që ka Kosova në shtetet europiane dhe më gjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë