Loading…

Qeveria emëron pa konkurs sekretarin e MPB’së, arsyetohet

  • 15/02/2017 | 14:35

Qeveria emëron pa konkurs sekretarin e MPB’së, arsyetohet

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni propozoi që Lulzim Ejupi të emërohet në postin e sekretarit të përgjithshëm të MPB-së, pasi kjo pozitë ka mbetur pa sekretar që nga emërimi i Driton Gashit për drejtor të AKI-së.


Mirëpo edhe pse ministrat e kabinetit qeveritar nga radhët e PDK-së, kërkuan që për këtë pozitë të përfillen procedurat e konkursit, Qeveria pa asnjë votë kundër emëroi Ejupin për postin e sekretarit. Hyseni tha se për këtë rast, nuk ka nevojë për konkurs.

“Në këtë rast nuk ka nevojë për konkurs dhe nuk ka nevojë për asnjë procedurë tjetër, sepse flasim për të njëjtin rang dhe të njëjtin procedurë dhe mënyrë të emërimit”, tha ministri Hyseni.

Ishte zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi që kërkuan konkurs për rastin Ejupi, dhe jo drejtpërdrejt pa procedura, edhe pse nuk ishin kundër emërimit të Ejupit.

Mirëpo, këto dilema i ka hequr ministri i MAP, Mahir Yagcilar, duke thënë se ekziston një mundësi e tillë e emërimit pa konkurs, ngase edhe për dy pozita të njëjta ishte vendosur pa konkurs, dhe janë proceduar në Qeveria një vit më parë.

Ejupi deri tani mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Regjistrim Civil në MPB.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë