Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të Postës, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri Kurti para minsitrave të tij tha se asnjë drejtor s’ka qenë në ndonjë parti politike.
Në përbërjen e bordit të ri të Postës do të jenë Fadil Bejta, kryesues; Safie Beseni, anëtare; Hyrmete Mydyti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare; Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar.
“Marr parasysh rëndësisë së Bordit të Postës propozoj këta kandidatë Fadil Bejta, kryesues; Safije Beseni, anëtare; Hyrmete Mydydti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare, Visar Nura, anëtar; dhe Gëzim Paci, anëtar”, tha kryeministri Albin Kurti.
Ndërsa, për pozitën e drejtorit kanë aplikuar 90 kandidatë.
“Kanë aplikuar 90 kandidatë, në listën e ngushtë janë përzgjedhur 39 kandidatë. Lista e ngushtë e kandidatëve është dërguar për verifikim në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe në Thesarin e Shtetit, për të verifikuar se ndonjëri nga kandidatët ka qenë i përfshirë në tri vitet e fundit si zyrtar publik i emëruar politik ose të ndonjë posti në parti politike”, shtoi ai.
Ai ka treguar se lista e kandidatëve ishte dërguar për verifikim në KQZ dhe Thesarin e Shtetit.
“Është vendosur të ketë afat për ankesë për ata që nuk e kanë kaluar në afatin e intervistimit. Të gjithë kandidatët janë njoftuar për arsyet e mospërzgjedhjes. Afati parashtrimit të ankesës ka përfunduar me 30 dhjetor 2021. Ky proces është monitoruar nga shoqëria civile”, përfundoi ai.
Mandati i të emëruarve zgjat tri vjet./gazetametro.net