Loading…

Qeveria e Serbisë i jep detyrë të re ministrit të shkarkuar në Kosovë, Nenad Rikallos

  • 18/11/2020 | 09:56

Qeveria e Serbisë i jep detyrë të re ministrit të shkarkuar në Kosovë, Nenad Rikallos

Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, me vendim të Qeverisë së Serbisë është emëruar ushtrues i detyrës së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Beograd.


Pasi ishte shkarkuar nga pozita e ministrit në Kosovë, Rikallo kishte punuar në Ministrinë e Bujqësisë së Serbisë që nga marsi i vitit të kaluar, si sekretar shtetëror.

Më pak se një muaj para se ta merrte postin në Ministrinë e Bujqësisë në Serbi, Rikallo ishte ministër i Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë.

Në fillim të shkurtit të vitit të kaluar, kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj e largoi atë nga posti i ministrit pas një presioni të madh nga kundërshtarët politikë. Shkarkimi erdhi pasi qytetarë të Prishtinës në lagjen “Dardania” e akuzuan Rikallon se kishte torturuar e maltretuar shqiptarë gjatë luftës.

Shkarkimi i Rikallos gjithashtu ishte kusht i Partisë Socialdemokrate në opozitë për ta votuar buxhetin për vitin 2019.

Në fund të dhjetorit të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një aktakuzë kundër Rikallos për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë