Qeveria vendos për pagesën e policës kufitare për bashkëatdhetarët në vitin 2022, shkruan Gazeta Metro.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mbulimi i policës kufitare do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022.
“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, tha Murati në Mbledhjen e qeverisë.
Kujtojmë, që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar dy projektligje: Lehtësira doganore Kosovë – Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës./gazetametro.net