Qeveria e Kosovës është vlerësuar me çmimin si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”.
Ky çmim i është ndarë Kosovës gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botërorë që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Çmimin e ka pranuar ministrja Hykmete Bajrami, ndërsa lajmi është shpërnda nga Kryeministri Isa Mustafa, në rrjetin social Facebook.
Mustafa shkruan se ky çmim është lajm i mirë për Kosovën, duke pranuar këtë çmim nga “Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj” (World Business Angels Forum)./gazetametro.net