Loading…

Qeveria e Gjermanisë: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

  • 30/08/2018 | 12:53

Qeveria e Gjermanisë: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Qeveria Federale mbështet fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndërmjetësuar në zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Serbisë e Kosovës – është përgjigjje nga Berlini për gazetën malaziase “Pobjeda”


Qeveria e Gjermanisë nuk ka ndryshuar qëndrim mbi mosndryshueshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor, të cilin kancelarja Angela Merkel publikisht e ka paraqitur më 13 gusht, duke folur për përkufizimet territoriale, gjë që e ka përsëritur edhe në bisedën e para do kohe me presidentin amerikan Donald Trump, ka marrë përgjigje “Pobjeda” nga Qeveria e Gjermanisë, transmeton gazetametro.net.

“Kancelarja Merkel ka përsëritur se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është i vendosur dhe i pacenueshëm. Ky edhe më tej është qëndrim i Qeverisë Federale. Qeveria Federale mbështet fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndërmjetësuar në zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Serbisë e Kosovës”, kanë thënë nga Qeveria e Gjermanisë, transmeton RTCG, duke iu referuar gazetës malaziase “Pobjeda”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë