Loading…

Qeveria e angazhuar për fuqizimin e industrisë vendore të qumështit

  • 11/11/2016 | 16:25

Qeveria e angazhuar për fuqizimin e industrisë vendore të qumështit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, në vazhdën e takimeve me fermerët vendor, pas takimeve që së bashku me kryeministrin Isa Mustafa ka pasur me shoqatat e industrisë së qumështit, sot priti në takim kryetarin e shoqatës së Fermerëve të Kosovës, Besim Kuqi dhe kryetarin e Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, Ramadan Memaj.

Kelmendi ka kërkuar bashkëpunimin e dy shoqatave, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët që industria vendore të përmbush kërkesat e tregut, pa pasur nevojë që të importohet qumësht apo produktet e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Do të angazhohem që së bashku me ministrat e linjës të shohim kornizën ligjore që e rregullon këtë fushë. Hap pas hapi do të angazhohem për të gjetur mundësinë se si mund t’ju fuqizojmë juve, qoftë përmes lehtësimeve fiskale apo përmes financimit direkt nga Qeveria”, ka thënë Kelmendi.

Kryetari i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, Ramadan Memaj, ka ngritur shqetësimet kryesor me të cilat përballen, duke përmendur si problem kryesore sigurinë e ushqimit, meqenëse importohen mbi 35 produkte të qumështit, e në etiketat e të cilave shkruhet se fare nuk përdoret qumësht.

“Këto janë prodhime që hyjnë në tregun tonë me çmime jashtëzakonisht të lira, të cilat ne nuk mund t’i konkurrojmë. Efekti përfundimtar i gjithë kësaj mund te jete mbyllja e fermave. Andaj e tëra që ne kërkojmë është konkurrenca e drejtë dhe lojale”, ka thënë Memaj.

Në takim është dakorduar që të punohet edhe më tutje deri në gjetjen e një zgjidhje të kënaqshme, që synim primar ka zhvillimin e industrisë vendore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë