Loading…

Qeveria duhet të eliminoj pengesat në aktivitetet e biznesit

  • 31/10/2016 | 13:02

Qeveria duhet të eliminoj pengesat në aktivitetet e biznesit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson pozitivisht renditjen e Kosovës në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi Lehtësinë e të Bërit Biznes.

Sipas vlerësimit të raportin për vitin 2017, Oda Amerikane vëren se progresi lidhet ngushtë me reformat e qëndrueshme të biznesit, të cilat kanë lehtësuar pagesën e tatimeve, kanë zvogëluar kohën dhe koston e plotësimit të kërkesave për eksport në kufi, kanë hequr koston për fillimin e një biznesi dhe si rezultat kanë lehtësuar aktivitetet e biznesit, krahasuar me vitin paraprak.

Duke pasur paraysh progresin e konsiderueshëm që është vërejtur në indikatorët e fillimit të biznesit, pagesës së tatimeve, dhe tregtisë ndërkufitare, Oda Amerikane vlerëson se ky është një sinjal i rëndësishëm dhe pozitiv për investitorët vendorë dhe të huaj, si dhe një hap drejt prosperitetit.

Një progres i tillë vë në pah përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes dhe për të zvogëluar pengesat drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Sidoqoftë, ka pasur pak ose aspak përparim në aspektin e furnizimit të besueshëm me energji elektrike dhe transparencës së tarifave, cilësisë së proceseve gjyqësore, si dhe procedurave të falimentimit në gjykata.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon dhe u bën thirrje të gjitha instituctioneve të ndërmarrin masat e nevojshme për të vazhduar përpjekjet për ofrimin e një kornize të fuqishme që do të shpiente drejt një progresi të mëtejmë dhe do të përmirësonte faktorët të cilët kufizojnë veprimtarinë afariste në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë