Loading…

Qeveria do të detyrohet të dorëhiqet

  • 31/01/2017 | 23:00

Qeveria do të detyrohet të dorëhiqet

Valdete Bajrami thotë se kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin që nga dhjetori i vitit 2014.


Shefja e grupit parlamentar e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se opozita do ta detyrojë qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Isa Mustafa të dorëhiqet.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, Bajrami ka thënë se opozita nuk pajtohet me veprimet që po bën koalicioni qeverisës.

“Kjo qeveri në krye me Mustafën do të mbahet mend për krijimin e Gjykatës Speciale, për nënshkrimin e marrëveshjeve të cilat dolën të jenë në kundërshtim me aktin më të lartë të shtetit, për Asociacionin e Komunave Serbe, për fuqizimin e Serbisë brenda Kosovës, bile do të mbahet mend edhe për ndarjen që po ia sjell vendit me pranimin e murit në veri”, ka thënë Bajrami.

Duke folur për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, ajo ka thënë se Nisma është për dialog, por jo për dialog nënshtrues dhe pa parime.

Bajrami ka theksuar se me këtë Qeveri nuk do të ketë as liberalizim të vizave dhe as formim të ushtrisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë