Qeveria ka diskutuar në mbledhjen e sotme projekt-rregulloren për lëshimin e certifikatës Apostile.
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se përmes kësaj rregulloreje synohet përcaktimi i kushteve procedurale.
“Kosova është bërë pjesë e konventës apostile në korrik të këtij viti. Që nga ajo kohë ne kemi bërë çmos në zbatimin e vulës apostile”, tha Hoxhaj.