Loading…

Qeveria dënon ‘akuzën’ e VV-së ndaj 12 personave

  • 09/12/2016 | 19:12

Qeveria dënon ‘akuzën’ e VV-së ndaj 12 personave

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon përpjekjet siç i quajnë ata të ulëta të Lëvizjes Vetëvendosje për linçimin publik të 12 qytetarëve, të cilët ushtrojnë detyra në institucione dhe në medie të Kosovës.


Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla denigruese, fyese dhe kërcënuese, janë tërësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike.

Ata kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje që sa më parë të distancohet dhe të heq dorë nga veprime të tilla antidemokratike, të cilat cenojnë integritetin personal, dëmtojnë imazhin, nxisin urrejtje dhe mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, duke bërë thirrje për veprime anarkike, kriminale dhe vetëgjyqësi.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente të shtetit që të trajtojnë këto veprime të pandërgjegjshme dhe të marrin masa adekuate për sigurinë e personave të etiketuar, për synime të propagandës së ulët politike.

Duke theksuar mbështetjen e plotë për të gjithë qytetarët e vendit, zyrtarët dhe personalitetet publike të cilët kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjet, Qeveria e Kosovës beson fuqishëm se këto forma të shantazhit publik dhe të frikësimit, nuk do të zbehin përkushtimin e njerëzve të vullnetit të mirë për Republikën e Kosovës e të ardhmen e saj zhvillimore, demokratike dhe euroatlantike.

Këta janë persona që VV-ja i kaakuzuar për montim:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë