Loading…

‘Qeveria bëri mirë që s’e rrënoi murin’

  • 31/01/2017 | 23:38

‘Qeveria bëri mirë që s’e rrënoi murin’

Lumi Xhaka, asambleist shqiptar në Mitovicën e Veriut, në Orën e Fundit të Klan Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës veproi drejtë kur nuk u ngut ta rrëzojë murin në veri të lumit Ibër.


Ai ka deklaruar se kjo do të mund të conte në ngritje tensionesh dhe eskalim të situatës, marrë parasysh sjelljen e serbëve në atë pjesë.

“Qeveria e Kosvovës ka sjellur vendim të mencur sepse do të mund të vinte tek eskalimi i situatës në veri të vendit. Është më mirë që të bisedohet sesa të shkohet në një akt që mund të ngrisë tensionet”, ka thënë Xhaka.

“Kurrë nuk është debatuar për ndërtimin e murit. Para dy vitesh Kuvendi Komunal, pa miratimin e shqiptarëve, ka sjellur vendim që pjesa në drejtim të Suhodollit të bëhet shëtitore. Tash me marrëveshjen e Brukselit, rruga “Krajl Pjetri” është bërë shëtitore”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë