Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fund të mbledhjes së qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se janë përmbyllur negociatat për blerjen e vaksinave nga prodhuesi Pfizer, shkruan Gazeta Metro.
Megjithatë ai nuk e ka bërë të ditur numrin e dozave të vaksinës që do të blihen.
“Posa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast kemi blerë vaksina nga prodhuesi ‘Pfizer’ dhe tash duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurt drejt zotimit që të përmbyllim imunizimin e popullsisë sivjet, përkatësisht 60 për qind të qytetarëve”, ka thënë Kurti. /gazetametro.net