Qeveria e Kosovës ka aprovuar 11 projektligje për vitin e ardhëm gjatë mbledhjes së sotme e cila ishte mbledhja e fundit për këtë vit. Projektligji i miratuar gjatë këtij takim ishte edhe Projketligji për Pagat.
Pjemsarrësit gjatë kësaj mbledhje aprovuan Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2017, i cili u propozua nga zëvendës kryeministri i vendit Ramiz Kelmendi, duke thënë se ky plan specifikon masat dhe aktivitet kryesore të qeverisë.
Ndërsa projektin për pagat e prezantoi, zëvendës ministri i Adiministratës Publike, Hajredin Hyseni projekt me të cilin synohet që pagat të jenë të barabartë, transparente dhe të mos jenë diskriminuese.
“Parimet themelore janë parimi i pagës së barabartë, parimi i transparencës dhe parimi i mos diskriminimit”, ka thënë Hysenaj.
Hysenaj tregoi se ky projektligj përfshinë 11 koeficiente dhe 45 grada.
Ndërsa për këtë projektligj, ministri i Kulurës Rinisë dhe Sportit, kërkoi që të merren parasyshë kërkesat e tyre, pasi që kërkesat e ministrisë së kulturës nuk janë marrë parasysh.
Ndërsa ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Barjami këtë ligj e quan si ligj bazë për një sistem unik të pagave. Pasi që nga viti i ardhshëm, mësimdhënësit do të gradohen në bazë të perfomancës së tyre.
“Në sistemin e arsimit në vitin e ardhshëm, mësimdhënësit do të gradohen në bazë të performancës së tyre, dhe në baze të gradës do të jetë paga e tyre”, ka thënë Bajrami gjatë kësaj mbledhje.
Enver Hoxhaj, ministri i punëve të jashtme pati një kërkesë për këtë projektligj pasi që sipas tij, Ambasadorët nuk duhet ta kenë pagën e njejtë por në përputhje me koston e jetes ku ata jetojnë.
Gjatë mbledhjes u aprovun 11 projektligje të propozuara nga Ministrat e Ministrive të Kosovës, për të gjetur zbatim gjatë vitit që po vjen./gazetametro.net