Loading…

‘Qeveri praktikantësh’, Hoti: Ata që e kanë bërë këtë draft të Ligjit të Pagave, nuk kanë lidhje me administratë

  • 15/02/2022 | 21:25

‘Qeveri praktikantësh’, Hoti: Ata që e kanë bërë këtë draft të Ligjit të Pagave, nuk kanë lidhje me administratë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveri e praktikantësh, derisa ka kritikuar Draftin e ri të Projektligjit për pagat në sektorin publik, transmeton Gazeta Metro.


Avdullah Hoti në T7 ka thënë se me ligjin e pagave një kopshtar apo pastrues në institucione do të paguhet deri 60% më shumë se sa kadeti i FSK’së apo i Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ata që e kanë bërë këtë draft, nuk kanë lidhje me administratën publike.

“Është draft i përgatitur nga ministria përkatëse që derisa nuk është miratuar në qeveria dhe nuk ka ardhur në Kuvend nuk është projektligj por është i përfunduar me të gjitha nenet dhe 13 anekset e këtij draftligji. Në qeverinë e kaluar i kemi marrë parasysh disa vërejtje që kanë dalur nga vendimi gjykatës kushtetuese. Ministri ka punuar në këtë ligj me nje grup shumë të madhe dhe përfaqësues të sindikatave”, ka thënë Hoti.

Tutje ai ka shpjeguar se sa shumë i prek familjet në Kosovë ky ligj.

“Është esencial. 85 mijë punëtorë në sektorin publik preken nga ky ligj. Edhe ata persona kanë familje. I bie që diku 400 mijë deri në 500 mijë njerëz preken nga ky ligj. Ato koeficienta nuk ishin të menduara fare. Lartësia e koeficientit të FSK-së dhe Polici ishte 2, që ishte më i ulëti në sektorin publik krahasuar me kopshtarin, roje në institucione publike kishin koeficientin 3.2 apo 3.6. 60% më shumë se sa kadeti në polici. Apo pozita më e lartë drejtuese në shërbimin spitalor terciar ishte më e ulët se sa shefi i kabinetit të ministri. Vlera e pagës del duke shumëzuar këtë koeficient me euro, normalisht e varur nga Ligji”, shtoi Hoti.

Hoti ka thënë se LDK-ja pati të drejtë kur tha për Qeverinë Kurti se këta janë qeveri praktikantësh.

Lidhur me këtë çështje, Hoti tha se qeveritarët s’kanë përvojë fare, e madje sipas tij, kjo është puna e tyre e parë.

“… dhe kemi pasur të drejtë, beso. Kam pasur perceptim tjetër, kur shihja se si po ecin këta në vendimmarrje unë nuk kam besuar që ka aq shumë mungesë të njohurive, se përvojë këta s’kanë fare”, është shprehur Hoti.

“Shumica e tyre punën e parë e kanë tash në qeveri. Është vullnet qytetar dhe duhet ta respektojmë”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, Hoti u tregua i zhgënjyer kur tha se nuk ka besuar se qeveritarët kanë kaq pak njohuri për problemet e kësaj qeverie.

“Nuk kam besuar që ka kaq shumë mungesë të njohurive dhe përvojës për të adresuar problemet e kësaj shoqërie”, shtoi Hoti./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë