Loading…

Qetësi në Frontin e Lindjes: Sulmi rus i radhës pritet në orët e para të mëngjesit

  • 24/02/2022 | 23:59

Qetësi në Frontin e Lindjes: Sulmi rus i radhës pritet në orët e para të mëngjesit

Inteligjenca amerikane ka dalë me informata të reja rreth sulmit tjetër rus që do të godas Ukrainën, i cili po raportohet nga Ukraina se do të fillojë në mëngjesin e ditës së nesërme, transmeton Gazeta Metro.


Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi se dy e treta e grupeve të mundshme taktike dhe luftarake të Federatës Ruse kanë hyrë në Ukrainë.

Forcat e Armatosura të Ukrainës po përgatiten për një valë të dytë të mundshme të bombardimeve nga ushtarët rusë, tha Oleksiy Arestovych, një këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, në emisionin “E drejta për pushtet”, raporton Gazeta.ua.

Para kësaj, Forcat e Armatosura Ruse do të bëjnë një pauzë operacionale për të hetuar situatën dhe analizuar krejt atë që ka ndodhur gjatë ditës së parë të ofanzivës.

Sulmi i ri ka të ngjarë të fillojë në orën 5 të mëngjesit të 25 shkurtit, sipas informatave që kanë ukrainasit./gazetametro.net

Paralajmëron Blinken: Rusia po përgatit një skenar të tmerrshëm për Kievin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë