Loading…

Qeriqi e quan Abrashin ministër të turpit

  • 08/12/2016 | 13:42

Qeriqi e quan Abrashin ministër të turpit

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka shfaqur pakënaqësitë e tij me zhvillimet e fundit që po ndodhin në ndryshimet e ligjit për veteranët, por që këto ndryshime Qeriqi thotë se po mbahen fshehtë.

Ai, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, akuzon ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashin, se po mban fshehtë ndryshimet e këtij ligji.

E po ashtu Qeriqi përmend edhe arsyetimet e Abrashit se ky i fundit thotë që nuk ka mjete për t’i kryer obligimet ndaj veteranëve, transmeton gazetametro.net.

Për Qeriqin është i pakuptueshëm ky arsyetim, pasi që i njëjti ministër sipas Qeriqit, bashkë me një delegacion të tij po i kryejnë këto ndryshime jashtë Kosovës, atje ku Qeriqi thotë se po i hargjojnë mijëra euro.

Për krejtë këto Qeriqi nuk ngurron ta quaj ministrin Abrashi një minisër të turpit.

Lexojeni të plotë reagimin e Qeriqit në Facebook

Përderisa Qeveria e republikës të Kosovës ankohet se nuk ka mjete për ti kryer obligimet ndaj veteranve për pensionet e tyre. E në anën tjeter ministri Abrashi shkon në Shqipëri me delegacionin e tij për ti bërë ndryshimet në ligjin për veteranët dhe shpenzon mijëra euro atje.

Në vend se këto takime të mbahen në Prishtinë dhe ta njoftoj opinionin se për çfarë ndryshime po bëhet fjalë ky ministër ik atje per ti mbajtur fshehurazi opinionit këto takime dhe këto ndryshime ligjore.

Poashtu ato mjete që I ka shpenzuar atje më mirë kishte me qenë ti ndertohej një shtëpi naj veteran apo ndonje skamnori me nevoj,apo ndoshta nuk ka pasur mundesi dhe kushte që këto takime të mbahen këtu.Pas kësaj po fshihet diqka e madhe dhe kisha kërkuar një sqarim nga ky ministër i turpit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë