Loading…

Qëndroi i shtrirë në spital, mësohet kur kthehet në Kosovë Isa Mustafa

  • 02/04/2018 | 18:44

Qëndroi i shtrirë në spital, mësohet kur kthehet në Kosovë Isa Mustafa

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafës, është duke u përmirësuar. Ai gjatë këtij muaji pritet që të kthehet në Kosovë.


Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka zgjedhur Gjermaninë që t’i nënshtrohet terapisë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Fillimisht vuante nga gripi sezonal, mirëpo për shkak të trajtimit të vonshëm të tij gjendja e tij shëndetësore nuk gjeti përmirësim në Kosovë, anipse qëndroi për më shumë se një javë në një spital privat në vend. Por Mustafa shumë shpejtë pritet që të kthehet në Kosovë dhe t’i vazhdojë aktivitetet e tija politike.

Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të qendrës rehabilituese në të cilën po qëndron Mustafa, është shumë e mirë. Kështu ka thënë për Express mjeku personal i Mustafës, Halil Krasniqi.

“Mund të ju them se gjendja shëndetësore e zt.Mustafa është shumë e mirë. Jemi shumë të kënaqur me ecurinë e përparimit që po bën. Andaj besojmë se shumë shpejtë ai do të lirohet nga spitali”, ka sqaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se brenda këtyre dy javëve Mustafa pritet që të kthehet në Kosovë.

Lideri aktual i LDK-së ka mbajtur pozita të larta në hierarkinë komuniste para viteve të 90-ta. Pastaj është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në ekzil. Pas luftës ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike, si në Bordin e UP-së. Një kohë ka shërbyer si këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2010 ka marrë pozitën e kryetarit të LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë