Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i prerë sa i përket qëndrimit të partisë që ai udhëheq sa i përket ndarjes së posteve, transmeton Gazeta Metro.
Ai ritheksoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se prioritet janë programi dhe politikat, e jo ndarja e posteve.
Sipas tij, nëse nuk diskutohet për prioritetet e PDK’së, është absurde të flitet për tema të tjera.
“Qëndrimi i PDK-së është konsistent. Ne kemi shkuar në zgjedhje, kemi kërkuar votën e qytetarëve me një program për ekonomi, drejtësi dhe energji. Nëse nuk kemi dakordim për këto prioritete, është absurde të flasim për tema të tjera”, u shpreh ai./gazetametro.net
I