Kapiteni i KB Bashkimit, Qëndrim Biraj, do vazhdojë edhe më tej në këtë pozitë dhe bashkëpunimin me skuadrën nga Prizreni, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, KB Bashkimi gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se Qëndrim Biraj ka renovuar kontratën.
“Qëndrim Biraj ka renovuar kontratën me klubin për të vazhduar ta bartë fanellën e portokalltë.
Biraj është bërë kapiten i skuadrës sonë që nga stinori 2014/15 kur ishte vetëm 25 vjeç dhe këtë detyrë do të vazhdojë ta mbajë edhe më tej” – thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Ndryshe, KB Bashkimi ende nuk ka konfirmuar emrat e basketbollistëve tjerë për sezonin e ri, teksa deri më tani dihet që kryetrajner i tyre do jetë Ilmen Bajra.
Sezoni i ri në Superligën e Kosovës fillon më 28 tetor dhe ‘Arpagjikt’ ndeshjen e parë do e zhvillojnë si vendas me fituesin e ‘[lay-out’-it, përkatësisht me Trepçën ose AS Prishtinën. /gazetametro.net