QKMF në Istog sot është pajisur me aparaturë të re laboratorike, lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, shkruan Gazeta Metro.
Drejtoria iu uron punë të mbarë stafit dhe shëndet të mirë pacientëve.
“QKMF në Istog pajiset me aparaturë të re laboratorike. Stafit të laboratorit të udhëhequr nga dr.Ekrem Berisha i uroj punë të mbarë dhe shëndet të mirë për pacientët”, shkruan drejtori në njoftim.
Së fundi në qendrat mjekësore të Istogut ka filluar edhe renovimi i objekteve, lajm që është mirëpritur nga qytetarët./gazetametro.net