Loading…

Qëllimi i Qeverisë, veriu pazar në tavolinë

  • 09/12/2016 | 14:09

Qëllimi i Qeverisë, veriu pazar në tavolinë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media, në lidhje me zhvillimet e fundit në Mitrovicë më saktësisht rreth ndërtimit të murit te ura e Ibrit, ka thënë është janë rezultat i bisedimeve në Bruksel mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Konjufca tha se Veriu i Kosovës tashmë është një rajon nën kontrollin e drejtëpërdrejtë të Serbisë të strukturave që kontrollohen na Vuçiçi dhe se qëllimi i Qeverisë së Kosovës ishte që veriu të vendoset ne tavolinë për pazare.

Ai gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës më herët ka thënë se situata për Mitrovicën do të ndryshojë përmes dialogut në Bruksel, por sipas Konjufcës ndërtimi i murit në veri nga Rakiqi dhe strukturat e kontrolluara nga Serbia i sheh si epilogu real nga bisedimet në Bruksel.

“Serbia po e aplikon një strategji shtesë me murin që do të thotë se e ndërpren rrugën prapa urës”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa për qëllimet e Kosovës ai tha se asnjëra nuk është duke u realizuar pasi që Kosova as vizat nuk po mund ti marrë.

“Qeveria e Kosovës në atë kohë ka pasur në fokus dy qëllime të cilat i ka proklamuar se do të arrihen në Bruksel, ku qëllimi i parë ishte bashkimi i Kosovës dhe qëllimi tjetër ishte integrimi Europian. Unë mendoj se asnjëra nuk është duke ndodhur, leje që nuk kemi ecje në integrim po as vizat Kosova nuk po mund ti marrë”, ka thënë Konjufca.

Gjithashtu Konjufca për Qeverinë e Kosovës tha se ajo nuk po kujdeset për njerëzit e dëbuar nga viti 2000 dhe se po bëhen 17 vite prej kur ata jetojnë si refugjat brenda vendit të tyre dhe qeveria nuk po bënë asgjë. Ndërsa qeveria e Sërbisë po konolizon dhe po ndërton shtëpi në Mitrovicë.

Qeveria e Kosovës më herët ka nënshkruar një marrëveshje, marrëveshjen e Asocciacionit të Komunave Serbe, marrveshje që konsiderohet e dëmshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai gjithashtu bëri të ditur se VV ka derguar interpelanc ne kuvend per ndodhit e fundit. /gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë