Loading…

Qëllimi i programit tonë është mbështetja e sektorit të bujqësisë e të biznesit

  • 30/05/2017 | 17:49

Qëllimi i programit tonë është mbështetja e sektorit të bujqësisë e të biznesit

I pari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim në pemishten ‘Besimi Comerc’ në Shtime, ku ka shpalosur planin për zhvillim të bujqësisë dhe për mbështetje të biznesit.


Kryetari  Limaj, tha se për katër vjet nuk kanë bërë premtime dhe as projekte, por që këto katër vite kanë analizuar çdo shtresë dhe sektor në Kosovë.

Ku pas kësaj analize kanë ardhur në përfundim se ku duhet të orientohen dhe që sipas tij, motori kryesor i programit të tyre është mbështetja e sektorit të bujqësisë e të biznesit.

“Për katër vite siç e keni parë ne si parti nuk kemi shpalosur premtime, e as projekte. Për katër vite kemi analizuar thellë çdo shtresë, çdo sektorë në vendin tonë. Shyqria me ekipin e vet për katër vite i ka bërë analizat e gjithanshme në Kosovë, ku duhet të orientohemi, cilat janë pikat kryesore që ne duhet të orientohemi si parti politike që për të pasur qasje dhe pastaj implementim atyre prioriteteve qe ne besojmë duhet të bëhen në Kosovë. Nisma për Kosovën ka dal me një paketë sociale që i ka munguar dhe i mungon Kosovës dhe brenda asaj pakete sociale shtytësi apo motori kryesor të asaj pakete është mbështetja në sektorin e bujqësisë dhe biznesit”, tha Limaj.

Sipas Limajt siç e kanë cekur edhe më herët prioritet i qeverisjes së tyre do të jetë punësimi i një anëtari për çdo familje.

“Prioritet do të ketë punësimi i çdo anëtari të familjes që nuk e ka asnjë të punësuar, së paku një person të asaj familje. E si mund të bëhet ajo, ajo mund të bëhet në koordinim të ngushtë me biznesin dhe me investime të fuqishme në bujqësi”, tha ai.

Sipas të parit të Nismës kjo arrihet duke e pasur parasysh që Kosova ka kapacitete buxhetore rreth 400 milionë euro për të investuar në bujqësi për katër vitet e ardhshme.

Ai tha se duhet të kalohet nga një bujqësi e mbijetesës që ka qenë deri më tani në kreditim të fuqishëm me qindra mijëra euro.

“Kosova ka kapacitet buxhetor diku 400 milionë euro me i investu  në bujqësi për katër vitet e ardhshme. Mundësitë tona buxhetore janë deri në 400 milionë euro me i fut në sektorin e bujqësisë. Mirëpo, ne duhet t’i qartësojmë dy gjëra para se me ardh deri tek ato investime, ne besojmë që duhet me kalua nga kjo bujqësi e mbijetesës çfarë është deri sot të ashtuquajtura subvencione, këto subvencione janë me mbajte gjallë bujkun, pak pa vdekur por nuk është për të zhvilluar bujqësinë. Zhvillim të bujqësisë ne mendojmë kur vijmë tek ky biznes këtu dhe e kreditojmë fuqishëm me qindra mijëra euro me kamat zero dhe pas pesë viteve me një kontroll të plotë vijnë ekspertët dhe e shikojnë sa është implementuar ai plan biznesor”, tha Limaj.

Ndërsa, Shyqyri Bytyqi, sekretari për ekonomi në Nisma për Kosovën, tha se qëllimi kryesor i programit të tyre është që të ndihmohen bizneset e vogla dhe të mesme.

“Qëllimi kryesor i programit tonë është që të ndihmohet biznesi i vogël dhe i mesëm, ka shumë arsye për tu ndihmuar. Keni parasysh që ne po kërkojmë investime nga jashtë, ku vjen investitori i jashtëm me investua këtu ku ne vetë nuk po investojna. Ne duhet ti tregojmë që ne jemi të gatshëm me investua pastaj me ja dhënë mundësinë dikujt tjetër, kështu që po konsideroj që është e domosdoshme ndihma me ja dhënë bizneseve të mesme dhe të vogla”, tha Bytyqi.

Limaj, në fund përmendi se Kosovës i duhet një qeveri reformatore, e cila fillon të bëjë reforma të thella në secilin sektor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë