Loading…

Qasja në dokumente publike, sfidë kryesore për mediat

  • 23/11/2016 | 15:06

Qasja në dokumente publike, sfidë kryesore për mediat

Në tryezën e organizuar nga Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), është folur për implementimin e legjislacionit të aplikueshëm për media në Kosovë, qasja në dokumete publike ishte sfida krysore për mediat e Kosovës.

Në këtë tryezë u bë shqyrtimi i gjendjes aktuale të implementimit të legjislacionit të aplikueshëm për media, ndikimi i tij në media dhe në shoqëri.

Shefi i sektorit për media në OSBE në Kosovë, Dane Koruga, tha se ligji për qasje në dokumente publike është problematik për mediat e Kosovës dhe se kanë bërë një nismë me aktivistë të shoqërisë civile dhe rezultatet e kësaj nuk janë të mira, raporton gazetametro.

Gjithashtu Koruga foli edhe për  ligjin për transmetuesin publik të Kosovës dhe theksoi faktin se edhe misioni i OSBE-së në Kosovë e mbështet idenë që transmetuesit publik t’i sigurohet një financim adekuat.

Kryesuesja  e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku, foli për sfidat në implementimin e legjislacionit të aplikueshëm për mediat në Kosovë.

Ajo tha se pas miratimit të ligjit për qasje në dokumente publike kanë hasur probleme gjatë implementimit të tij.

Gjithashtu ajo tha se si përfaqësuese e Kuvendit përpos që kanë obligim qe të bëjnë ligjin e kanë edhe obligim qe të bëjnë implementimin e tij.

Anëtarja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokalle dhe Media të Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina tha se nuk është ithtare  që çdo gjë duhet të rregullohet me ligj.

Sipas saj ligjet bëhen për të kufizuar diçka ose për të krijuar obligim dhe jo çdo gjë ka nevojë të rregullohet me ligj.

Sipas saj ekzistojnë edhe norma të tjera, të cilat i rregullojnë dhe garantojnë funksionimin e mediave.

Bashkëbisedues gjatë këtij takimi ishte edhe Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, i cili tha se sfidë mbetet respektimi i ligjit për qasje në dokumente zyrtare dhe se gazetarët ende kanë telashe që të kenë qasje në këto dokumente.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve nga Serbia të Regjistruar ne Kosovë, Budimir Niqiç si sfidë për ta pa edhe Ligjin Punës ku tha se është problem serioz.

“Ligji i punës është problem serioz lidhur me mediat dhe duhet që të zgjidhet,  ne mediat komerciale serbe situata është shumë e keqe dhe përqindja e kolegëve te punësuar është  shumë  i vogel ndoshta 10%  dhe se ato media mbijetojnë nga projekte të vogla që zgjasin katër ose pesë muaj”, ka thënë Niqiç.

Drejtori i Përgjthshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala se ne duhet të dërgojmë çdo tre muaj raportin e punës tek kuvendi, dhe se gjatë këtij raprotimi krijohet presion politik.

“ Unë kam kërkuar disa herë që të jenë më të kujdesshëm për vlerësimin e raportit të punës pasi që nuk janë kompetent përfaqësuesit politik, pasi që ata munden të japin mendime personale por nuk mund të japin mendime zyrtare”, ka shtuar Shala.

Gjithashtu ai u shpreh se problem për të është edhe çështja e pronës , “  Ku ne në çfarë kushte të tmerrshme pronësore funksionojmë. Ne nuk jemi as pronar të atyre garazhave ku punojmë.”, ka thënë Shala.

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë