Loading…

QAD-i hetohet për keqpërdorimin e parave të fermerëve

  • 05/01/2017 | 11:53

QAD-i hetohet për keqpërdorimin e parave të fermerëve

Qindra mijëra euro të fermerëve të cilët kanë aplikuar për grante dyshohet se janë keqpërdorur nga Qendra për Avokim dhe Diplomaci (QAD). Mbi 360 fermerë vitin e kaluar kanë paguar mijëra euro për pjesëmarrje në garën për grante, me shpresën se ky investim do t’iu shpërblehej me fitimin e fondit të premtuar nga kjo organizatë.


Dyshimet për keqpërdorime kanë nisur në gusht të vitit të kaluar. Prokuroria dyshon se veprimtaria e kësaj OJQ-je ka të bëjë me veprën penale “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Një muaj pasi kishin nisur hetimet, QAD-i kishte hapur një tjetër raund për grante.

Në këtë raund, sipas kësaj organizate, kanë aplikuar rreth 10 mijë aplikues, shkruan Koha.net

Nga ta, qindra persona kanë participuar me shumat financiare nga 2 mijë deri në 8 mijë euro. Shuma maksimale që fermeri ka mundur të përfitojë sipas njoftimit publik ka qenë 20 mijë euro.

Nga të gjithë fermerët që i kanë paguar këto para asnjëri nuk e ka marrë pjesën e premtuar të grantit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë