Loading…

Putin urdhëron forcat parandaluese bërthamore të rrinë në gatishmëri

  • 27/02/2022 | 14:19

Putin urdhëron forcat parandaluese bërthamore të rrinë në gatishmëri

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar forcat parandaluese bërthamore ruse në gatishmëri mes tensioneve me Perëndimin për Ukrainën, transmeton Gazeta Metro.


Ky njëherazi është edhe reagimi i parë nga Putin prej mbrëmë kur SHBA’të e BE kanë nisur sanksionet, duke e shkëputur nga SWIFT.

Këtë e kanë konfirmuar burimet e Associated Press, ku thanë se Putin ka urdhëruar forcat parandaluese bërthamore ruse në gatishmëri.

Duke folur në një takim me zyrtarët e tij të lartë, Putin pohoi se fuqitë udhëheqëse të NATO-s kishin bërë “deklarata agresive” së bashku me Perëndimin që vendosi sanksione të rënda financiare kundër Rusisë, duke përfshirë edhe vetë presidentin.

“Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime ekonomike jo miqësore kundër vendit tonë, por liderët e vendeve të mëdha të NATO-s po bëjnë deklarata agresive për vendin tonë. Kështu që unë urdhëroj që forcat parandaluese të Rusisë të zhvendosen në një regjim të veçantë detyre”, citohet të ketë thënë Putin.

Rusia deri tani ka pasur probleme të dukshme në Ukrainë, pasi raportohen se 4,300 ushtarë rusë janë vrarë nga ushtria ukrainase.

Mëngjesin e sotëm forcat ruse tentuan edhe pushtimin e qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkavit por dështuan duke pësuar humbje të madhe në njerëz./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë