Sipas shërbimit ukrainas 4 gjeneralë të ushtrisë dhe dy komandantë të marinës janë spastruar nga presidenti rus Vladimir Putin për shkak të dështimeve në invadimin e Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.
Oleksiy Arestovych një veteran i inteligjencës ushtarake dhe këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pretenduar se shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, është suspenduar nga detyra.
Ai shtoi se edhe gjeneral lejtnant Sergei Kisel është shkarkuar dhe arrestuar pas tërheqjes nga Kharkiv.
Ai shtoi se janë edhe dy gjeneralë të tjerë të ushtrisë ruse dhe dy komanddantë në marinën ruse që janë shkarkuar, arrestuar apo po hetohen rreth humbjeve në fushat e betejave, sipas informacionit të ministrisë së brendshme të Ukrainës./gazetametro.net