Loading…

Putin shet mjegull: Ushtria e gatshme të pushtoi Kievin, ai thotë se është i gatshëm për bisedime me Zelenskyn

  • 25/02/2022 | 14:07

Putin shet mjegull: Ushtria e gatshme të pushtoi Kievin, ai thotë se është i gatshëm për bisedime me Zelenskyn

Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyz, për fillimin e negociatave të paqes. Ai ka pranuar ftesën e tij për negociata, shkruan Gazeta Metro. 


Me këtë ai ka shitur mjegull, pasi që ushtria ruse veçse është e gatshme ta marrë Kievin.

Putin ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, për të filluar negociatat, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, RIA.

Negociatat parashihet të zhvillohet me qëllim zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe pezullimin e veprimeve ushtarake.

Putin zhvilloi sot një telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.

“Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën në një nivel të lartë,” citohet të ketë thënë Putin, sipas Ministrisë kineze. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë