Presidenti rus Vladimir Putin, pritet ta vizitojë sërish Beogardin. Mediat serbe kanë raportuar se ai në Beograd mund të vijë me 14 janar të vitit të ardhshëm.
Kjo vizitë e cila ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, do të vinte pas rreth katër vitesh, kur presidenti rus qëndroi në Beograd me rastin e paradës së Ushtrisë së Serbisë.
Vizita e tij, është nxitur nga Ivica Dacic, i cili e ka bërë të ditur kërkesën për ardhjen e Putinit në Serbi, përcjell gazetametro.net.
Temë e vizitës, raportohet se do të jetë edhe marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila do të jetë pjesë e ‘shuttle diplomacisë’ me agjendë t’i vihen kornizat, në fund të prillit të këtij viti.
Putin për herë të fundit Serbinë e kishte vizituar në vitin 2014, një javë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku ishte lëshuar droni i famshëm, gjë që kishte nxitur tensione të larta, në mes të shqiptarëve dhe serbëve.
Marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbinë, të cilën presidenti kosovar po e quan korrigjim të kufirit, e presidenti serb, demarkim të kufirit, po llogaritet se do të marr edhe mbështetjen e Rusisë, dhe në këto formë, Kosova do të arrinte të merrte njohje ndërkombëtare duke u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara, e edhe duke marr njohjen nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. /gazetametro.net