Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet nëse NATO fillon të forcojë infrastrukturën ushtarake të Suedisë dhe Finlandës.
Këto dy shtete kanë vendosur t’i bashkohen aleancës ushtarake pas pushtimit të Ukrainës, dhe ky është shkaku i reagimit të Putin.
Në një bashkëbisedim me liderët e ish-shteteve sovjetike, Putin tha se zgjerimi i NATO’s po përdorej nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë “agresive” për të përkeqësuar situatën e sigurisë globale, raporton Reuters.
Presidenti rus shtoi se nuk kishte asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga zgjerimi i NATO’s që përfshinte këto vende.
Rusia ka dhënë pak të dhëna specifike se çfarë do të bëjë si përgjigje ndaj zgjerimit nordik të NATO’s.
Suedia gjithashtu i është bashkuar Finlandës në synimin e tyre për t’u bërë pjesë e aleancës, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.