Loading…

Putin në Beograd në funksion të bisedimeve me Kosovën

  • 02/07/2018 | 11:04

Putin në Beograd në funksion të bisedimeve me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, javën e kaluar tha se Vladimir Putin e ka konfirmuar një tjetër vizitë në Beograd.


Sipas paralajmërimeve të mediave serbe, vizita do të ndodh me 1 nëntor, kur do të organizohet edhe një paradë ushtarake, ndërsa me këtë rast Rusia pritet të dhurojë edhe 30 mjete luftarake BRDM 2 dhe po aq tankse T-72.

Ky pritet të jetë takimi i tretë i presidentit serb Aleksandar Vucic me Putinin në më pak se 1 vit, ndërsa mediat serbe ngrenë dyshime, nëse Vucic po e përdor për të mbajtur nën kontroll situatën para një vendimi të vështirë lidhur më çështjen e Kosovës.

Sipas sociologut serb Jovo Bakić, shkuarja e Putin në Beograd është porosi për SHBA’të dhe BE’në.

“Ajo është ën funksion në bisedimeve për Kosovën, dëshirës së Serbisë që sa më parë të anëtarësohet në BE (kështu u bëhet me dije se anëtarësimi në BE nuk është opsioni i vetëm për Serbinë, nëse BE’ja vonon), por edhe porosi në nacionalistët vendës se Aleksandar Vucic ka raporte të shkëlqyeshme me Putinin, më gjithë përpjekjet e e këtyre për të dëmtuar këto raporte”, thotë Bakic, transmeton GazetaMetro.net

“Natyrisht krejt kjo nuk do të ndodhte pa dëshirën e Putinit që të u dërgojë porosi kundërshtarëve në SHBA dhe BE se ai ka ende partnerë në Ballkan, dhe se mund të punojë në dobësimin e BE’së dhe ta shfrytëzojë këtë për realizimin e interesave të tij”, thekson Bakic.

Ndërkaq analisti Dragomir Anđelković e përjashton çdo mundësi që ardhja e Putin të jetë në funksion të politikës së Vucic sepse Putin është politikan i nivelit më të lartë që e di çfarë dëshiron, dhe nuk mund të përdoret nga askush. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë