Në ditën e njëjtë në Moldavi dhe Bullgari fituan presidentët prorus. A ka Putin ndonjë plan edhe për Serbinë?
Të dielën në dy shtete ballkanike janë zgjedhur presidentë prorus. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe në Serbi vitin e ardhshëm, e në lidhje me këtë Komisari europian për zgjërim Johanes Hahn thot se frikohet nga deklaratat e reja nacionaliste rreth zgjedhjeve presidenciale në Serbi, duke marrë parasysh emrat e disa kandidatëve.
Kandidaturat i kanë shpallur Vojisllav Sheshel dhe Boshko Obradoviq, liderët e SRS dhe Dveri, parti këto qartë të orjentuara proruse, e derisa presidenti aktual Tomisllav Nikoliq personalisht kultivon simpati të fortë ndaj Moskës. A është nisur Rusia që në Ballkan të krijojë bllokun e ri lindor, nëpërmes bashkëpunimit të ngushtë me shefat e shteteve.
Presidenti i sapozgjedhur i Molldavisë Igor Dodon ka planifikuar që udhëtimin e parë në funksion të presidentin të bëjë në Rusi, ka paralajmëruar shefi i shtabit parazgjedhor të tij Jon Ҫeban. Me këtë dërgohet mesazhi i qartë se në çfar drejtimi do të shkoj politika e administratës së re në Kishnjevë.
Nga ana tejtër, presidenti i ri i Bullgarisë Rumen Radev gjatë kampanjës është thirrur në shfuqizim të sanksioneve ndaj Rusisë dhe deklaroi që Bullgaria duhet të ndërmarrë qëndrim pragmatik ndaj aneksimit rus të Krimesë. Qëndrim i cili është totalisht kundër politikës zyrtare të Bashkimit Europian, anëtare e të cilit është Bullgaria, transmeton gazetametro.net.
A ka ardhur koha për ndarje të re të letrave dhe të sferave të reja në politikën botërore? Kjo pyetje për më tepër fiton në peshë, pas bisedës telefonike të Donald Trump-it dhe Vlladimir Putinit, pas së cilës është paralajmëruar bashkëpunimi konstruktiv i SHBA-ve dhe Rusisë.
Ku është në gjithë këtë Serbia?
Analisti politikë serb Dejan Vuk Stankoviq thot për Telegraf se Ballkani është vetëm një nga fushat ku testohen marrëdhënjet e forcës.
“Në Ballkan moti janë ndarë letrat, qysh prej rënjës së murit të Berlinit. Nuk ka shumë hapësirë për rikomponim të gjendjes dhe marrëdhënieve, përveç në rast të marrëvëshjes globale”, thotë ai.
Edhe analistët tjerë në Serbi mendojnë se nuk kemi të bëjmë me ndarjen e sferave të interesit, por trend të ri në politikën botërore. Pritet që zgjedhja e Trump-it do të sjellë deri te forcimi i së djathtës dhe kandidatëve të cilët përfaqësojnë politikën nacionaliste, transmeton gazetametro.net.
Ata si shembull të këtij trendi botëror marrin, përveç Trump-it, Norbert Horfer-in në Austri, gjegjësisht partitë e djathta në Francë./gazetametro.net