Loading…

Putin kishte kërcënuar se kush mbron Ukrainën do ketë pasoja të papara: Sot ai urdhëroi forcat parandaluese bërthamore të rrinë në gatishmëri

  • 27/02/2022 | 14:33

Putin kishte kërcënuar se kush mbron Ukrainën do ketë pasoja të papara: Sot ai urdhëroi forcat parandaluese bërthamore të rrinë në gatishmëri

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar forcat parandaluese bërthamore ruse në gatishmëri mes tensioneve me Perëndimin për Ukrainën, transmeton Gazeta Metro.


Ky njëherazi është edhe reagimi i parë nga Putin prej mbrëmë kur SHBA’të e BE kanë nisur sanksionet, duke e shkëputur nga SWIFT.

Këtë e kanë konfirmuar burimet e Associated Press, ku thanë se Putin ka urdhëruar forcat parandaluese bërthamore ruse në gatishmëri.

Duke folur në një takim me zyrtarët e tij të lartë, Putin pohoi se fuqitë udhëheqëse të NATO-s kishin bërë “deklarata agresive” së bashku me Perëndimin që vendosi sanksione të rënda financiare kundër Rusisë, duke përfshirë edhe vetë presidentin.

“Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime ekonomike jo miqësore kundër vendit tonë, por liderët e vendeve të mëdha të NATO-s po bëjnë deklarata agresive për vendin tonë. Kështu që unë urdhëroj që forcat parandaluese të Rusisë të zhvendosen në një regjim të veçantë detyre”, citohet të ketë thënë Putin.

Kujtojmë se  Putin,  pati përhapur një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin ushtarak të Moskës “në mbrojtje të Ukrainës”.

Putini pati deklaruar se do të ketë pasoja të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë.

”Kam  disa fjalë të rëndësishme, shumë të rëndësishme për ata që mund të ndërhyjnë në ngjarjet e vazhdueshme nga jashtë. Kushdo që përpiqet të ndërhyjë, aq më tepër të bëjë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj. Ne jemi gati. Për çdo zhvillim të ngjarjeve. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim. Shpresoj se po dëgjohemi”, tha Putin duke kërcënuar  jo vetëm Evropën,  por edhe Amerikën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë