Loading…
Putin kërcënon: Do t’i kthejmë raketat nga SHBA-ja
  • 20/02/2019 | 23:29

Putin kërcënon: Do t’i kthejmë raketat nga SHBA-ja

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të zhvillojë armë të reja, që do t’i drejtojë nga qendrat perëndimore të vendimmarrjes, nëse Perëndimi dislokon raketa të reja me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në Europë.


Kërcënimi, që duket se iu referohet Uashingtonit dhe kryeqyteteve të tjera perëndimore, erdhi pasi Shtetet e Bashkuara, e më pas edhe Rusia, pezulluan pjesëmarrjen në marrëveshjen e vitit 1987 për armët bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Në një fjalim para zyrtarëve në kryeqytetin rus, Putin tha se dislokimi i mundshëm i raketave, që mund të arrijnë Moskën brenda vetëm 10 minutash, është i rrezikshëm për Rusinë dhe se Kremlini mund të detyrohet të rishikojë veprimet simetrike dhe asimetrike.

“Rusia do të detyrohet të krijojë dhe dislokojë lloje armatimesh, që mund të përdoren jo vetëm kundër këtyre territoreve, nga të cilat vijnë kërcënime direkte, por edhe kundër qendrave të vendimmarrjes për përdorimin e këtyre sistemeve raketore”, tha Putin.

Marrëveshja e finalizuar nga Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev ndalonte prodhimin dhe dislokimin e raketave me rreze veprimi nga 500 në 5.500 km, e asaj i kreditoheshin meritat për ndalimin e raketave bërthamore në Europë.

Shtetet e Bashkuara pezulluan marrëveshjen këtë muaj, në mesin e pretendimeve se Moska kishte zhvilluar në mënyrë të fshehtë raketa “cruise” në shkelje të marrëveshjes. Rusia e mohon këtë.

Më të fundit
...
  • 22/03/2019 | 23:46
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë