Loading…

Putin i jep 8 milionë euro Jeremic’it që të zgjidhet President

  • 04/12/2016 | 20:34

Putin i jep 8 milionë euro Jeremic’it që të zgjidhet President

Në një situatë ku pjesa më e madhe e Ballkanit ia ka kthyer shpinën, Rusia do të shfrytëzojë të gjitha mënyrat që e njëjta gjë të mos i ndodh edhe në Serbi.

Gazeta serbe Alo shkruan se kjo është arsyeja pse Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm që përmes manjatëve të tij të ndikojë në zgjedhjen e presidentit të ri serb më 9 prill, që ai të mos jetë dikush që do të vazhdojë rrugën e Serbisë drejt Perëndimit, transmeton gazetametro.net.

Njerëzit e Putinit sipas Alo janë të gatshëm t’i japin Vuk Jeremicit tre milionë euro për fushatë parazgjedhore, dhe pesë milionë të tjetër nëse ai e fiton këtë garë.

Deri më tani, kandidatët e përmendur për këtë garë janë presidenti i tanishëm i Serbisë Tomislav Nikoliç, ministri aktual Ivica Dacic dhe udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelj.

Kandidat për president, edhe pse ende nuk e kanë thënë zyrtarisht, pritet të jenë edhe kryeministri aktual serb Aleksandar Vucic, e gjithashtu edhe Vuk Jeremic. /gazetametro.net

2

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë