Presidenti rus Vladimir Putin, ka arritur në Gjenevë për të marrë pjesë në samitin ruso-amerikan të mërkurën, transmeton Gazeta Metro.
Bisedimet do të zgjasin gati 5 orë. Konferenca e fundit për shtyp e udhëheqësit rus do të mbahet në orën 19:00.
Sipas shërbimit për shtyp të kreut të shtetit rus, të dy udhëheqësit planifikojnë të diskutojnë kushtet dhe perspektivat për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve Rusi-SHBA, çështje të stabilitetit strategjik si dhe çështje të ngutshme në agjendën ndërkombëtare, të cilat përfshijnë bashkëpunimin në luftimin e koronavirusit.
Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis Putin dhe Biden që kur presidenti i SHBA mori detyrën./gazetametro.net