Thotë se pushteti i mobilizua që rastin e vdekjes së Astrit Deharit ta shpallte vetëvrasje. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca e dha këtë deklaratë gjatë emisionit Interaktiv në KTV, duke e bazuar nga deklarata e drejtorit rajonal të Policisë në Prizren Nexhmi Krasniqit, i cili kishte thënë se “Astriti ka ndërruar jetë për shkak të barnave”.
“Një orë pasi ka ndodh rasti i Astritit, pushteti u mobilizua që ta bënte këtë vetëvrasje. Që nga rasti i Nexhmi Krasniqit, që deklaroi se ka vdekur për shkak të barnave. Ka pas koordinim të menjëhershëm të pushtetit që me të gjitha deklaratat të krijohej menjëherë te publiku se ajo që i ndodhi Astritit të shpallej vetëvrasje”, ka thënë Konjufca.
Ai ka kritikuar edhe kryeprokurorin Sylë Hoxha për konferencën e mbajtur pas rezultateve të autopsisë.
“Menjëherë pas autopsisë i pat dy fjali që janë në kundërthënie të qartë me njëra-tjetrën. Ai tha se autopsia ka konstatuar se Astrit Dehari ka vrarë veten, por hetimet nuk kanë përfunduar ende. Me sa e di unë është rregull i hetuesisë dhe Prokurorisë që konkludimi i ngjarjes të jepet në fund të tij”, tha tutje Konjufca.
Gjatë kësaj interviste Konjufca foli edhe për kërkesën e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin, që për Konjufcën seanca duhet të mbahet në Kuvend sepse është kupola e politikës.
“Kuvendi ka lidhje me institucionet dhe ligjet e Kosovës. Çdo ligj e ka prodhuar Kuvendi i Kosovës, që është kupola politike, ku duhet të diskutohet çdo problem shoqëror në Kosovë”, tha Konjufca./gazetametro.net