Loading…

Pushka, bomba e armë të tjera gjenden në veri të Mitrovicës

  • 12/03/2020 | 19:45

Pushka, bomba e armë të tjera gjenden në veri të Mitrovicës

Disa murtaja dore, pushkë automatike, bomba, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit, janë gjetur sot nga hetuesit policorë në një shtëpi në fshatin Borovo afër Leshakut në veri, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.


Sipas këtyre burimeve, ky armatim është gjetur sot gjatë një aksioni të njësitit anti-drogë, i cili në kërkim të lëndëve narkotike, në shtëpinë e të dyshuarit M.S. në fshatin Borovo, ka hasur në këtë armatim.

“Hetuesit kanë kërkuar drogë, ndërsa kanë gjetur armë. I dyshuari ka arritur të ikë dhe policia është në kërkim të tij”, kanë thënë burimet.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq ka bërë të ditur për KosovaPress se në bazë të hetimeve të deritashme, në fshatin Borovo është gjetur një mjet shpërthyes dhe se janë në pritje të ekipit të specializuar për shpërthimin e këtij mjeti t ë dyshuar.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër shtesë, duke thënë se ndodhet në pushim dhe se duhet pritur deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë