Loading…

Pushimet verore me makinë, 5 këshilla për një udhëtim të sigurt

  • 08/08/2022 | 09:35

Pushimet verore me makinë, 5 këshilla për një udhëtim të sigurt

Shumë njerëz, edhe këtë verë po udhëtojnë me makina për të mbërritur në destinacionin e zgjedhur për pushimet e tyre. Ka nga ata që udhëtojnë me makina të konsumuara dhe për këtë arsye nevojitet më shumë kontroll paraprakisht. Kjo është e detyrueshme për një udhëtim të gjatë.


Edhe pse vendimi për të udhëtuar me makinë mund të sjellë disa avantazhe për familjet (dhe jo vetëm), nuk mund të nënvlerësohet mundësia për të hasur në shqetësime dhe probleme, që shpesh rrjedhin nga mungesa e ndërgjegjësimit për nevojat e makinës. Për këtë arsye, është mirë të mbani parasysh disa këshilla të dobishme që “Carvago.com”, një treg evropian me mbi 750.000 makina të përdorura, ka hartuar për verën e vitit 2022.

Kontrolloni nivelin e vajit

Para se të hipni pas timonit, është e rëndësishme të kontrolloni nëse makina ka nivele të mjaftueshme të lëngjeve. Çfarë duhet bërë? Kontrolloni vajin e motorit, ftohësit, shtresën e lëngut të frenave dhe lëngun e larjes së xhamave. Shoferët më me përvojë mund t’i kontrollojnë makinat në mënyrë të pavarur në shtëpi, përndryshe është më mirë të shkoni te një usta i besuar disa ditë para nisjes.

Kontrolloni gomat

Një problem tjetër i mundshëm për të parandaluar ka të bëjë me gomat, të cilat me temperatura të larta mund të pësojnë humbje presioni dhe konsumim, veçanërisht nëse gomat janë fryrë në maksimum. Kontrollimi i tyre përpara nisjes mund të jetë vërtet i dobishëm, pasi gjendja e gomave është thelbësore për një udhëtim të sigurt.

Gjendja e fshirëseve të xhamave

Po, në verë sigurisht që reshjet janë të rralla, por kur reshjet e stinës vijnë, nuk ka shpëtim për askënd. Stuhitë e verës mund të krijojnë shumë probleme gjatë vozitjes, kështu që nëse fshirëset e xhamave janë shumë të thata dhe dëmtuara, nuk do të jenë në gjendje ta largojnë ujin që bie në xhamin e përparmë mjaftueshëm shpejt, duke parandaluar shikueshmërinë e plotë.

Si ta përdorni klimën

Në një vapë të tillë, ajri i kondicionuar ndonjëherë duket të jetë i vetmi aleat. Por kini kujdes. Nëse nuk përdoret si duhet, mund të shkaktojë një ndryshim të tepruar të temperaturës midis pjesës së brendshme dhe të jashtme të makinës. Përveç kësaj, ekspozimi i zgjatur mund të rezultojë në gjendje të keqe të përgjithshme, dhimbje të fytit, qafës, kyçeve dhe, ndonjëherë, edhe të vjella. Temperatura ideale nuk duhet të jetë nën 21 ose 22 gradë.

Rregulloni ulëse e shoferit

Ata që drejtojnë makinën duhet të qëndrojnë gjithmonë të përqendruar dhe të vëmendshëm, kjo përfshin gjithashtu një nivel të caktuar stresi. Prandaj është mirë të gjeni mënyra për ta çliruar tensionin. Vendosja e ulëses në mënyrë ergonomike, mbështetja e shpatullave në ndenjëse dhe rregullimi i distancës në mënyrë që kyçet tuaja të prekin anën e sipërme të timonit, mund të jetë një opsion për t’u marrë në konsideratë. Duke mbajtur një qëndrim korrekt gjatë gjithë udhëtimit, ju mund të shmangni kontraktimet dhe dhimbjet e muskujve, pas mbërritjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë