Loading…

Pushim për Ditën e Flamurit

  • 25/11/2016 | 15:06

Pushim për Ditën e Flamurit

Qeveria e Kosovës ka votar në takimin e radhës se 28 nentori është dite pushimi për të gjitha institucionet publike.

Ky vendim vjen edhe si herave të tjera në Qeveritë e kaluara. Edhe pse ajo s’është paraparë me ligj, çdo vit festohet në Kosove, por që secilin vit duhet të miratohet si festë nga Qeveria e Kosovës, për t’i mudësuar punëtorëve të sektorit publik festë dhe festime të Ditës së Flamurit.


Pse festohet 28 nëntori

28 nëntori është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që ngërthenë të gjitha territoret e banuara me shqiptarë, e që me vendimet e Fuqive të Mëdha pothuajse gjysma e këtyre territorreve dhe popullatës mbeti jashtë kufijëve të shtetit shqiptar.

vula-e-skenderbeut

Edhe Dita e Pavarësisë, kur u shpall në Vlorë, atë kohë është harmonizuar me ditën 28 nëntor 1943 kur Heroi Historik i Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, ngriti flamurin e familjes Kastrioti, me shqiponjë dykrenare, në Kështjellën e Krujës, e cila është rimarrë me konspiracion dhe taktikë të shpejtë ushtarake, Osmanëve.

Flamuri i Skenderbeut dhe i Shqipërisë ngjasojnë edhe sot. Historianët këtë flamur shqiptar që është zyrtarizuar me 1912, e shohin si flamur pasardhës të Lidhjes së Lezhës 1444, kur simbolet e fisnikërisë shqiptare u bënë bashkë dhe krijuan koalicionin anti turk e otoman, që më vonë sherbeu si bazë e identitetit shqiptar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë