Loading…

Punonjësit e kulturës në Paris bllokojnë hyrjet e Muzeut të Luvrit

  • 27/03/2023 | 18:54

Punonjësit e kulturës në Paris bllokojnë hyrjet e Muzeut të Luvrit

Punonjësit e sektorit të kulturës në kryeqytetin francez, Paris, organizuan një demonstratë duke bllokuar hyrjen e Muzeut të Luvrit në përgjigje të reformës së diskutueshme të pensioneve.


Në pamjet e publikuara në mediat franceze, mund të shihen se si punonjësit e sektorit kulturës brenda Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT) u mblodhën para piramidës prej xhami dhe metali në oborrin e muzeut me flamujt e sindikatës në duar.

Turma, e cila bllokoi hyrjet duke ecur para dyerve të muzeut, mbanin pankarta me mbishkrime si “Dalje në pension në moshën 60 vjeç. Puno më pak për të jetuar më gjatë” dhe “Nuk do të tërhiqemi”.

Në Francë vazhdojnë protestat që shpërthyen më 16 mars pas vendimit të qeverisë për miratimin e projektligjit që rrit 2 vjet moshën e daljes në pension, pa votim në parlament. Në shumë vende të Francës vazhdon dhuna mes protestuesve dhe policisë të cilët kanë ndërhyrë dhunshëm në protesta. Më shumë se 1.000 njerëz janë arrestuar në protestat në të gjithë vendin që nga 16 marsi. /Abc news

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë