Loading…

“Punojmë gjithë ditën për fëmijët, sikur t’u rregulloja shtëpinë… nesër të vdisja do isha e lumtur”

  • 04/09/2018 | 20:52

“Punojmë gjithë ditën për fëmijët, sikur t’u rregulloja shtëpinë… nesër të vdisja do isha e lumtur”

11 vite më parë, familja Huli që banon në Bathore, iku nga zonat e thella të veriut e ndërtuan një shtëpi-barake që nuk e kanë përfunduar ende.

Kryefamiljari Bashkim Huli thotë: “Kam 4 muaj e gjysmë shtrirë sepse jam sëmurë. 10 ditë në muaj punoj, gjej punë ku të dalë. Kam hernie diskale, nerv shiatik, variçe…”

Bashkëshortja e tij, Nazmie Huli shprehet: “Nuk ia plotësoj dot kushtet fëmijëve. Librat kushtojnë rreth 100 mijë lekë (të vjetra), pa fletore. Jam në borxhe”.

Përveç librave, për Izmirin dhe motrën e tij Veronikën mungon edhe ushqimi.

“Mish kemi pak, na e kanë dhënë për Bajram. Kur nuk kemi për të ngrënë bukë në darkë, pimë ujë. E kalojmë urinë me ujë”, tregon Izmiri, djali i shtëpisë.

11-vjeçarja Veronika e ka një pasion, ajo është piktura: “Bëj punimë me guaska dhe merrem me piktura”.

Kushtet e vështira nuk e kanë penguar aspak Izmirin që të shkëlqejë në mundje dhe futboll. Po ashtu, edhe Veronika e përfundoi klasën e pestë me nënta dhe dhjeta./tch

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë