Juan Francisco Casas është një artist spanjoll i cili me stilolaps bënë vizatime të mahnitshme, dhe gati të vërteta për syrin tonë.
Aftësia e tij i kalon të gjithë kufijt në artin e pikturave, dhe këtë e vërteton përkushtimi i tij, duke i parë vizatimet që bënë.
Casas, me anë të lapsit të thjeshtë të prodhuesit BIC, me shumë zell dhe përkushtim, në copa letrash ka realizuar portrete të pabesueshme, që nuk dallojnë nga fotografitë reale.
Juan Francisco Casas jeton herë në Madrid e herë në Paris, ai është artist shumë i njohur në komunitetin e tij për veprat me stilolaps edhe pse jo rrallë mbanë ekspozita me piktura të llojeve të ndryshme, megjithatë stilolapsi e veçon atë. /gazetametro.net