Loading…

Punëtori rrah menaxherin në Trainkos

  • 26/01/2022 | 13:33

Punëtori rrah menaxherin në Trainkos

Pak më parë u raportua për arrestimin e një zyrtari të ndërmarrjes Trainkos, i cili dyshohet se ka sulmuar menaxherin e tij. Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarve dhe ju sjellë detaje.


E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi në hapësirat e kësaj kompanie në Fushë Kosovë, kur i dyshuari Sahit Prekopuca, zyrtar, dyshohet se sulmoi fizikisht menaxherin e tij Faik Bugujevcin.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ‘sebep’ i sulmit ka qenë vlerësimi i performancës nga ana e Bogujevcit për Prekopucën.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rasti si “sulm”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë