Loading…

Punëtorët nesër në protestë

  • 30/04/2017 | 19:19

Punëtorët nesër në protestë

Sindikatat në Kosovë do të protestojnë në ditën e punëtorëve. Ka qenë Sindikata e Sektorit Privat ka paralajmëruar protestë nga ora 10.


I pari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se arsyet e kësaj proteste janë të shumta, duke filluar nga vdekjet në vendet e punës, vonesat në pagë dhe trajtimi jo i mirë i punëtorëve.

Ai vlerëson se Kosova ka ligje të drejta, por të cilat nuk zbatohen, për çka ai fajtor e bën Qeverinë.

Azemi shton se fakti se as 20% Ligjit të Punës nuk zbatohet në sektorin privat, tregon se fuqia punëtore po trajtohet jo mirë.

Paga minimale në këtë sektor, duke filluar nga 120 euro, sipas tij, po bën që punëtorët mezi të mbijetojnë.

Ndërsa shton se kjo gjendje mund të bëjë që liberalizimi i vizave të rrisë shkallën e largimit të fuqisë punëtore nga vendi, pasi sipas tij, edhe pa liberalizim kjo veç ka filluar të ndodhë.

Ndërkaq, protesta ka paralajmëruar edhe BSPK-ja, e cila do jetë përkrah punëtorëve të KEK-ut në protestën e 1 majit.

Kjo sindikatë, dy ditë më parë veç ka filluar fushatën njëmujore për rëndësinë e implementimit të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sejdiu ka shtuar se me marrëveshjen për Stabilizim Asociim, Kosova është e obliguar që të bëjë harmonizimin e ligjeve të saj me ato të BE-së.

Ndërsa nuk ka mohuar mundësinë e mbajtjes së protestave të tjera, në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë