Loading…

Punëtorët e RTK’së i kërkojnë Kuvendit t’ua paguajë rrogat

  • 25/01/2017 | 21:51

Punëtorët e RTK’së i kërkojnë Kuvendit t’ua paguajë rrogat

Sindikata e Punëtorëve e Radio Televizionit të Kosovës ka akuzuar Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës për neglizhencë karshi RTK’së.

Nëpërmjet një komunikate për media, SPERTK është ankuar për atë që ajo e ka quajtur “presion të drejtpërdrejtë në punën e Transmetuesit Publik – RTK” nga ana e komisionit të Kuvendit, raporton gazetametro.net

“Kuvendi i Kosovës përveç që dështoi të sigurojë buxhet të mjaftueshëm për RTK-në, ai nuk arriti ta gjejë formën e përhershme të pavarur të financimit të RTK-së”, thuhet në komunikatë.

SPERTK ka thënë se “Kuvendi i Kosovës si themelues i RTK-së, tash e 17 vjet nuk po arrin ta gjejë pronën për RTK-në dhe ndërtimin e objektit të ri si dhe as nuk po e ndihmon RTK-në, të përfundojë digjitalizimin, proces ky jetik për të ardhmen e RTK-së”.

“SPERTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës që menjëherë t’i ndahet buxheti RTK-së për tremujorin e këtij viti si dhe ta sigurojë pronën për RTK-në. SPERTK ia rikujton Kuvendit të Kosovës se në gjysmën e objektit të RTK-së, me rënien e temperaturave, bëhet jofunksional duke filluar nga ngrirja e ujit e shumë gjërave të tjera. Problemi nuk përfundon këtu. Edhe gjatë verës kur ka shira të rrëmbyeshme, i vërshon kanalet e RTK-2 dhe RTK-3, për shkak se këto hapësira ku punojnë kolegët tanë, më së paku janë të përshtatshme për TV”, thuhet në komunikatë.

SPERTK ka thënë se çdo vonesë të Komisionit për Buxhet e Financa për mos ndarjen e mjeteve për tremujorin e parë të RTK-së e konsideron ndërhyrje direkte në pavarësinë editoriale të RTK-së si dhe në destabilizim të RTK-së, duke hapur mundësinë për bojkotim pune e për protesta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë